Hykmete Bajrami qorton ashpër analist Imer Mushkolajn

Ish ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj një postimi nga ana e analist Imer Mushkolajt, i cili qortoi paraprakisht Bajramin që kërkoi drejtësi për rastin e Gllogjanit duke i përmendur krimin e 2 milionëve të vjedhura në Thesar.

Mushkolaj ka nënkuptuar se znj. Bajrami ka përgjegjësi publike për rastin e 2.1 milionë eurove, por regimi i ish ministres ka qenë i ashpër.

“Me pasë qenë në vend të kësaj zonjës gojën s’e kisha çelë. Hiç. 2 milionë euro janë vjedhë nga Thesari në kohën e saj ministre. Tash mban ligjëratë, por krimi i 2 milionëve nuk është zbardhur,” – ka shkruar z. Mushkolaj.

“Me pasë qenë në vendin tuaj isha informu se çka ka ndodh me rastin e 2.1 milionë euro. Isha informu se ka aktakuzë për këtë rast, ka nisë gjykimi dhe të akuzuarit janë në paraburgim. Gjithçka po zbardhet dhe dihet çdo cent se ku ka shku.” – ka shkruar znj. Bajrami, përcjell Periskopi.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje: