Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në një lidhje direkte në “Debat Plus”, ka njoftuar se nuk do pranojë thirrjen e PDK-së, për dorëheqje.

“Dorëheqja ime do thoshte që krimi të mos zbardhej, sepse ministrja është dorëhequr”, tha Bajrami, transmeton Ballkani.info.

Unë kam marrë përgjegjësit për t’u përballur me këtë krim të organizuar mirë dhe do i shkoi deri në fund, shtoi ajo.
Ndër tjera Bajrami tha se janë bllokuar të gjitha llogaritë e personave të përfshirë./Ballkani.info/