Hykmete Bajrami: Bekimi i natyrshëm i socializmit është ndarja e barabartë e mjerimit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të koeficientit 105 të Ligjit të Pagave për sektorin publik, raporton Demokracia.com.

Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka cituar shkrimtarin dhe ish-kryeministrin e ndjerë britanik, Ëinston Churchill.

“Bekimi i natyrshëm i socializmit është ndarja e barabartë e mjerimit”, ka shkruar ajo.

Edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se koeficienti më i vogël se 125 euro është shkatërrim i ekonomive familjare.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar Qeverinë e Kosovën për llogaritjen e koeficientin 105 në kohën kur ka inflacion.

Opozita, Shoqëria Civile dhe disa prej sindikatave kanë krititkuar koeficientin e vendosur nga Qeveria e Kosovës prej 105 euro.