Hyjnë ilegalisht, Policia e Kosovës dëbon dy shtetas serbë

Policia Kufitare në Leposaviq ka ndaluar dy të dyshuar shtetas të Serbisë, të cilët gjatë identifikimit dhe kontrollimit nuk kanë mundur të dëshmojnë hyrjen legale në Republikën e Kosovës.

Të dyshuarve iu është shqiptuar dënimi për të huaj, dëbim me forcë dhe ndalim hyrje për 12 muaj në territorin e Kosovës.