Hutohen serbët, e duartrokasin Makronin kur thotë se Kosova është e pavarur!

Presidenti i Francës, Emanuel Macron qëndroi për një vizitë zyrtare dje në Serbi. I pari i Francës kishte një pritje madhështore nga homologu i tij, Aleksandër Vuçiq, në Beograd.

Mirëpo, kjo prite e madhe, duket se i “mbeti në fyt” Vuçiqit, pasi Macron ri-konfirmoi se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Mediat e Parisit raportuan një moment interesant të presidentit të tyre. “Franceinfo” i ka kushtuar një shkrim kësaj vizite duke theksuar një fjalim të Macronit gjatë ceremonisë inauguruese të një monumenti në nderim të Francës.

“Serbia dhe Kosova si dy shtete të pavarura duhet të vazhdojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”, ishte fjalimi i Macronit, e kjo bëri që turma me qindra serbë t’i duartrokasin, mirëpo “pa vetëdije” se është përmendur Kosova.

Turma nuk e kishte kuptuar francezin se pse ajo fjali nuk ishte përkthyer fare në serbisht në ekranin e vendosur përballë tyre.

loading…