Huqja epike e deputetit të VV-së, thotë se dorëzat janë infrastrukturë!!!

Në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, deputeti i VV’së, Sali Zyba është përplasur me deputetët e PDK’së, Memli Krasniqi dhe Ganimete Musliu rreth investimeve në shëndetësi.

Deputeti Sali Zyba ka thënë se infrastruktura në shëndetësi nënkupton dorëzat, diagnostikimi e deri te terapia e jo fasada e parkingu.

“Infrastruktura në shëndetësi nënkupton nga dorëzat e deri te trajtimi i pacientëve, e nëse mendoni në fasada e parkigje ne kemi dallime atëherë si koncepte”, ka thënë Zyba.

Ndërkaq në kundër replikë ka reaguar deputetja Ganimete Musliu i ka thënë deputetit Zyba se dorëzat  janë material shpenzues e jo infrastrukturë.

Pas kësaj ka reaguar deputeti i PDK’së, Memli Krasniqi i cili i ka thënë deputetit Sali Zyba se atij nuk i frikësohet as lepuri, pasi ky i fundit ia përmendi emrin në fjalën e tij duke thënë se Krasniqi nuk po guxon të flasë.

“O Sali Zyba ty nuk të tutet as lepuri, e para e dyta je shumë i parëndësishëm dhe I padijshëm me të kushtu kohë. Ti s’din as cka janë dorëzat e mban fjalim për shëndetësi, po ju vjen keq edhe kolegëve tu me keshë me ty”, ka thënë Krasniqi.