A ju ka ndodhur të ju vijnë mesazhe nga kompani të ndryshme?, patjetër që secilit i ndodh, sepse në këto kohë shumica e reklamave bëhen përmes smartfonëve.

Një njoftim i tillë zakonisht të zbarkon në telefonin tënd kur bizneset promovojnë paisje apo produkte, që në shumicën e rasteve ka ulje, shkruan Ballkani.info.

E një të tillë qytetarëve së fundi ia ka dërguar kompania Lesna, por që në vështrim të parë mund të vëreni një huqje të kohëzgjatjes së zbritjes.

Lesna ka ofertë deri me 31 shkurt, datë kjo që nuk ka ekzistuar kurrë, pasi që dihet se ky muaj më së shumti ka 29 ditë, edhe atë çdo 4 vjet.