Huqja e madhe e Asllanit ndaj Barcelonës e “çmendi” komentatorin e Interit

“Sikur ajo goditje e Asllanit të kishte përfunduar në portë”. Ky është mendimi i zakonshëm i tifozëve të Interit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Barcelonën, përfunduar me shifrat 3-3.

Në fund të ndeshjes mesfushori shqiptar ishte pothuajse i dëshpëruar dhe kështu Danilo D’Ambrosio u ngrit nga pankina dhe e përqafoi.

Një gjest si një kapiten i vërtetë që nxjerr në pah edhe një herë rëndësinë e stolit, jo vetëm nga pikëpamja teknike, por edhe nga pikëpamja mendore dhe e sjelljes.

https://www.youtube.com/watch?v=8n8tnEfOu14

Fryma e ekipit është në qendër të gjithçkaje, veçanërisht për një klub si Interi që synon të fitojë ndonjë trofe.

Rasti i Asllanit është bërë viral edhe te komentatori i Interit Filippo Tramontana i cili e përjetoi shumë keq atë mundësi të humbur nga 20-vjeçari.

“Nuk mund ta humbasësh atë mundësi”, bërtet me të madhe Tramontana.