Huqja e këshilltarit të Albin Kurtit: Nuk ia di as mbiemrin Murat Jasharit

Elvis Hoxha, këshilltar politik i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj analistëve të cilët e akuzuan Lëvizjen Vetëvendosje për keqpërdorimin që po i bën figurës së Murat Jasharit dhe familjes Jashari në përgjithësi.

Hoxha në një reagim të tij ku tutje ka fyer kundërshtarët politik duke i quajtur “fundrrina”, ka përmendur edhe çështjen në lidhje me këtë figurën e Murat Jasharit, për çka ai bën huqje duke treguar se nuk i di as mbiemrin familjes prej nga vjen ai, duke e shkruar “Jasharaj”.

“Natyrisht që fundërinave iu ka ardhë fundi, e në fundin e tyre duan ta marrin me vete dhe Kosovën.
E na dalin këta që e kanë shpërdoruar Kosovën dhe institucionet e saj më të lartë e na thonë se po e keqpërdorim figurën e Jasharajt”, ka shkruar ai.

Hoxha tutje ka akuzuar edhe Presidentin Thaçi se i ka “1 milionë përgjime të qytetarëve”, ku shton se akuza edhe ndaj politikanëve të tjerë të cilat Hoxha i quan “Mercenarë të Thaçit”, që po shkatërrojnë Republikën.

“Habitshëm nuk funksonoi inçizimi në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, nuk funksionon as në mbledhjen e diskutimit të Gjykatës Kushtetuese. Thaçi ama i ka 1 milion përgjime të qytetarëve. E ka bërë zakon të përgjojë qytetarët e jo të regjistrojë diskutimet ku mercenarët e tij e shkatërrojnë Republikën”, ka shkruar Hoxha.

E të gjithë këto reagime kanë ardhur pasi deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se partia e tij do të përkrahte një qeveri tranzitore të cilën e ka propozuar kryeparlamentarja Vjosa Osmani, në krye me Murat Jasharin si kryeministër.

“Të gjithë të tjerët që nuk do ta votojnë këtë qeveri përfshirë Vjosa Osmanin dhe deputet të tjerë që do të jenë 3/4 që nuk do ta votojnë qeverinë, cila qeveri do të jetë e varur nga lista serbe”.

“Mendoj se është ide e mirë të ketë qeveri tranzitore, e cila do të duhej të udhëhiqej nga një figurë kombëtare siç është Murat Jashari”, ka thënë Aliu.