Huqja e IKSHPK-së: Shpalli të vdekur një 31 vjeçar nga Covid-19, viktima ishte 72 vjeçar

Në mesin e viktimave nga koronavirusi, Instituti i Shëndetit Publik njoftoi dje edhe për një 31 vjeçar nga Komuna e Mamushës.

Pas këtij njoftimi kishte reaguar Komuna e Mamushës, duke thënë se personi që ka ndërruar jetë është i moshës 72 vjeçare.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=53111621&v=2.1&guid=a419851e1c194480bc36c50a883e029a6d58e939eae64853b56d378725ab3751

Se viktima nuk ishte 31 vjeçar e ka konfirmuar sot edhe IKSHPK, e cila ka përmirësuar gabimin duke e dhënë moshën e saktë të të ndjerit, i cili kishte qenë 72 vjeçar.

Ndryshe, 14 të vdekur dhe 807 raste të reja me koronavirus është bilanci 24 orësh i publikuar nga IKSHPK.

Këto shifra kanë dalë nga 1 mijë e 817 testime sa janë bërë gjithsej. IKSHPK njofton edhe për numër rekord të të shëruarve, gjithsej 677 në 24 orët e fundit.