Gjatë raportit 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë shënuar edhe 294 raste pozitive, raporton Ballkani.info

Por në rastet e publikuara nga vet IKShPK-ja, rezultojnë 329 raste të reja me Covid-19, e jo 294 siç ishin prezantuar nga vet ky institucion, shkruan Ballkani.info.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 149 raste, Pejë 20 raste, Drenas 19 raste, Podujevë 17 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Obiliq 8 raste, Istog 6 raste, Klinë 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Prizren 4 raste, Suharekë 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj, që në total përbëjnë 329 raste.

Nuk dihet nëse huqje e tillë ka ndodhur edhe në të kaluarën.