Hungaria vendos veto ndaj paketës së ndihmës së BE-së për Ukrainën

Hungaria ka vendosur veto ndaj paketës së ndihmës prej 18 miliardë eurosh për Ukrainën, duke detyruar Komisionin Evropian dhe vendet e BE-së të kërkojnë një alternative për të siguruar që Ukraina të marrë ndihmën e nevojshme.

Komisioni tani do të përpiqet t’i “sigurojë zgjidhjen e nevojshme Ukrainës që nga janari”, tha komisioneri i buxhetit i BE-së, Johannes Hahn, gjatë një takimi të ministrave ekonomik të bllokut.

Plani hungarez i rimëkëmbjes dhe 5.8 miliardë euro grante, dhe vendimi për të ngrirë 7.5 miliardë euro të fondeve të BE-së për Hungarinë për çështjet e korrupsionit janë shtyrë gjithashtu./abcnews.al