Hungaria s’është më një demokraci e plotë, thotë Parlamenti Evropian

Hungaria nuk mund të konsiderohet më një demokraci e plotë, tha Parlamenti Evropian në një votim të fuqishëm simbolik kundër qeverisë së Viktor Orban.

Në një rezolutë të mbështetur nga 81% e deputetëve të pranishëm, Parlamenti deklaroi se Hungaria ishte bërë një “regjim hibrid i autokracisë zgjedhore”, duke përmendur një prishje të demokracisë, të drejtave themelore dhe shtetit të së drejtës.

Ndërsa votimi nuk ka efekt praktik, ai rrit presionin ndaj autoriteteve të BE-së në Bruksel për të mos dhënë miliarda para të gatshme të BE-së për Hungarinë që po mbahet për shkak të shqetësimeve për korrupsionin, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Hungaria po lufton për të bindur Komisionin Europian të lëshojë 4.64 miliardë euro në fondet e rimëkëmbjes së Covid-it, të ngrira për më shumë se një vit. Budapesti po përpiqet gjithashtu të shmangë një procedurë të veçantë ligjore që mund të çojë në zbritje nga 24.3 miliardë euro të fondeve të kohezionit, parave për infrastrukturën dhe zhvillimin ekonomik.

Komisioni Europian pritet të propozojë shkurtimin e 70% të fondeve të kohezionit të Hungarisë të dielën, por gjithashtu mban një derë të hapur për kompromis.