Hungaria

Hungaria kërcënon të vërë veton ndaj Ukrainës për anëtarësimin në BE

Qeveria hungareze e Viktor Orban ka kërcënuar zyrtarisht se mund të vendosë veton ndaj çështjes së anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Qeveria sqaroi se arsyeja është shkelja e të drejtave të minoritetit hungarez dhe do të bllokojnë negociatat derisa të plotësojnë kërkesat e gjuhës dhe arsimit.

“Janë futur ligje të reja që e kanë bërë jetën e mjerë për hungarezët në Ukrainë,” tha Balázs Orbán, krahu i djathtë i kryeministrit Orbán dhe këshilltari politik (jo familja).

Ai i referohej ligjit të gjuhëve të prezantuar së fundmi në Ukrainë, i cili kërkon që pakicat, jo vetëm hungarezët, të ndjekin të paktën 70% të arsimit të tyre në gjuhën ukrainase.

“Ne nuk mund ta pranojmë këtë,” tha Balázs Orbán për NOS. “Pozicioni i Hungarisë është kristal i qartë: për sa kohë që ekziston ky ligj, ne nuk mund të flasim me ukrainasit për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian”.