Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Hungari.

Vizita e shefës së shtetit, po bëhet me ftesën e homologut të saj, Tamas Sulyok, transmeton Klankosova.tv.

Tashmë shteti hungarez i ka bërë përgatitjet finale të ceremonisë zyrtare për pritjen e Osmanit.

Kjo ceremoni do të zhvillohet në sheshin Kossuth Lajos në Budapest.