LVV

Humolli: Kurti ka rrëshqitur në rrugën e partive tjera

Fatmir Humolli i cili deri para pak kohësh ishte pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për arsyet e largimit të tij nga ky grup.

Ai ka thënë se nuk janë përmbushur pritshmëritë e tija për çka edhe ishte dakorduar me Albin Kurtin si kandidat për kryeministër.

Humolli ka deklaruar se Kurti ka rrëshqitur në rrugën e partive të tjera pa dhe premtimet që u janë bërë qytetarëve në fushatë janë harruar.

“Unë gjatë bisedave që i kam bë me Albin Kurtin sa ka qenë kandidat për kryeministër kemi diskutuar që kartën e perspektivës nuk guxojna me djeg se është një dëm i madh, dhe Albin Kurti ka rrëshqitë në djegien e kartës së perspektivës, mundësitë kanë qenë shumë të mëdha dhe mos me shfrytëzu këtë mundësi dhe besim, i bën dëm kombit tonë dhe vet Albin Kurtit”, ka thënë ai për lajmi.net.

Tashmë deputeti Fatmir Humolli po e vazhdon rrugëtimin në parlament si deputet i pavarur, e pas tij ishte edhe Haki Abazi që u largu, kur kanë mbetur afërsisht një vit e gjysmë deri në përfundim të mandatit të plotë të kësaj legjislature.