Fatmir Humolli 

Humolli: Albin Kurti të ndalë luftën special mes Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës

Ish-deputeti i VV-s, Fatmir Humolli tregon kur Radojçiqi e Vuçiqi nuk do të kishin guxim të mendonin asgjë kundër Kosovës.

Humolli thotë se nëse Qeveria nuk do të dëgjonte këshillata e Radojçiqit kundër veterenavë dhe inavlidëve të UÇK-së, nuk do të kishte mundësi që paralajmërimi i Kurtit të ishte i vërtetë.

“Mos me i ndëgju këshillat e Radojçiqit kundër veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së, me i respektu vlerat e luftës dhe me i respektu ato institucione që sot luftojnë kundër politikës shovene serbe, atëherë kategoria e Radojçiqit dhe Vuçiqit nuk do të kishin guxim as me mendu kundër Kosovës sepse vet populli serb do ta luftone politikën e tyre shovene”, tha Humolli.

Ai i ka bërë thirrje Kurtit që ta ndal luftë mes Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

“Kryeministri duhet ta luftoj luftën speciale që po zhvillohet kundër ardhmërisë së vendit brenda Qeverisë dhe Kuvendit te Kosovës”, tha Humolli për GazetaBlic.

VIDEO BONUS: Kurti lavdëron punën e Agjencisë kosovare të Inteligjencës