Hummels është duke e konsideruar largimin nga Bayerni

Mats Hummels është duke e konsideruar largimin nga Bayern Munichu sipas gazetës gjermane Bild.

Qendërmbrojtësi gjerman është i pakënaqur rotacionet që po i bën trajneri i ri Nico Kovac, transmeton Gazeta Express.

Hummelsi erdhi nga Dortmundi në vitin 2016, dhe deri më tani i ka 92 paraqitje dhe 7 gola për fanellën e Bayern Munichut.

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë, ka qenë edhe më parë lojtar i klubit bavarez, dhe ka luajtur për U-19 e Munichut.