Humbin jetën nga orteku dhe stuhitë disa alpinistë

Të paktën 10 alpinistë në Iran kanë humbur në malet në veri të Teheranit nga një ortek dhe stuhi, thonë zyrtarët.

Vargmali Alborz është i popullarizuar nga alpinistët dhe skiatorët, por ditët e fundit kanë parë një mot të pabesë.

Gjysmëhëna e Kuqe ka vendosur 20 ekipe që kanë shpëtuar 14 alpinistë, por shtatë të tjerë janë zhdukur.

Operacioni i kërkimit duhej të ndërpritej natën dhe tani pritet të rifillojë të dielën në mëngjes.

Midis atyre që vdiqën janë një aktivist politik, një akademik, një mjek dhe një instruktor alpinizmi.

Në një moment të premten, rreth 100 njerëz ishin bllokuar në një vendpushim skish, kur u prish Teleferiku.

Kishte pasur paralajmërime të hershme për mot të keq dhe ortekë të mundshëm. Në mediat sociale, disa njerëz raportuan keqfunksionime të sistemeve GPS, tek të cilat alpinistët mbështeten në male.