reperi

Humbi mijëra followers pasi postoi foto me Thaçin, Getinjo: Me UÇK deri t’më ngreh toka

Getinjo dhe Mozzik janë dy reperët që nuk kanë hezituar të tregojnë mbështetje për parti politike.

Ata shumë shpesh përmes postimeve në profilet e tyre në Instagram mbështetin ish presidentin, Hashim Thaçi dhe ish kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin të cilët ndodhën në Hagë.

E së fundi reperi Getinjo ka postuar imazhet ku ka treguar për mallin që kanë dy ish krerët dhe se po i presin të kthehen faqebardhë.

Por si duket këto postime i kanë kushtuar reperit. Përmes një postimi tjetër ai ka njoftuar se 1000 mijë ndjekës i ka humbur vetëm nga mbështetja e tij.

Reperi gjithashtu ka njoftuar se kjo gjë nuk i kushton atij asgjë dhe se nuk do të ndalet për përkrahjen ndaj tyre.