Humbën punën, mund të mos marrin fare 300-900 eurot e premtuara nga qeveria

Afër 30 mijë puntorë që humbën punën gjatë pandemisë, mund të mos marrin 300 eurot që iu premtuan.

Ky ishte kushtëzimi i Partisë Demokratike të Kosovës, për të votuar Ligjin për Rimëkëmbje.

Në këmbim të votave të deputetëve të kësaj partie, atëkohë kryeministri Avdullah Hoti u zotua se do të plotësonte këtë kush.

Megjithatë, muaj më vonë duket se kjo marrëveshje mund të mos zbatohet.

Në Ministrinë e Financave dhe Tranfereve ditë më parë bënë të ditur se ky amandament nuk eshte mbuluar me mjete financiare në buxhetin e miratuar te vitit 2021.

Madje se kjo nuk eshte definitive e thane në një përgjigje për T7 edhe nga Zyra e Kryeministrit.  

Qeveria e Kosovës është duke përgatitur planin e zbatimit të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021 i cili pritet të votohet në Qeveri në muajin janar 2021. Kriteret dhe mënyra e implementimit të masës për mbështetjen e punëtorëve të cilët kanë humbur vendin e punës si pasojë e pandemisë Covid 19 do të shpaloset në vendimin e qeverisë dhe për këtë publiku do të njoftohet me kohë. 

Nderkohe kete si shume shqetesuese e shohin nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat.

Jusuf Azemi kryetar I kësaj sindiake thote se shpreson qe nje gje e tille te mos ndodhe.

Madje Azemi thote se edhe nese ata vendoset te paguhen prap se prap numri I atyre qe nuk do te jene perfitues eshte I madh.

Mbi arsyet pse nuk nuk janë ndarë këto mjete nga ana e Qeverisë, nuk kane pergjigje as nga nga opozita.

Eman Rrahmani nga radhet e Lëvizjes Vetvendosje thotë se ky eshte nje mos seriozitet nga ana e Qeverisë.

Ndryshe, Ligji për Rimëkëmbjen ekonomike parasheh kompensimin e punëtorëve të cilët kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë.