Vlorë

Humb jetën turisti serb në Vlorë

Një pushues nga Serbia ka humbur jetën në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë.

Sipas informacioneve të para 54-vjeçari, sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit, ka pësuar “arrest kardiak”.

Atij  i është dhënë ndihmë e menjëhershme nga pushuesit, roja bregdetare dhe më pas nga ekipi mjekësor i urgjencës, por 54-vjeçari ka ndërruar jetë.