Humb jetën shqiptarja 20 vjeçare në një aksident trafiku në Zvicër

20-vjeçarja me inicialet E.I., humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku që ndodhi pasditen e së martën, pranë Moudon.

Aksidenti ndodhi në rrugën Route de Berne, afër Moudon (VD), pasi u përplas me një automjet që udhëtonte në drejtim të kundërt, njoftoi policia e Vaud, shkruan 24heures.ch.

Policia bëri të ditur se derisa po lëvizte në drejtim të Payerne (VD) humbi drejtimin e automjetit të tij në rrugën e kundërt. Të dy veturat u goditën përballë në drejtim të Lozanës.

Menjëherë pas aksidentit, ekipet mjekësore dolën në vendin e ngjarjes dhe konfirmuan vdekjen e vajzës shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa shoferi i veturës tjetër është i lënduar rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e aksidentit ende nuk janë të qarta.