Malishevë

Humb jetën një burrë në Malishevë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten para një lokali në fshatin Bellanicë të Malishevës ka humbur jetën një burrë.

Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se para një lokali në rrugë është gjetur i shtrirë një mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

VIDEO BONUS: Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave