Mediat lokale të Istogut kanë raportuar se sot ka vdekur një burrë i cili para disa ditësh u aksidentua në vendin e punës.

Avdyl Osmanaj, nga fshati Gurrakoc të Istogut, nuk mundi t’ju bëjë ballë lëndimeve të rënda.

Rasti e ka konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Po ashtu, sot në Gjakovë ndodhi një ngjarje tragjike.

Dy persona humbën jetën në vendin e tyre të punës.

Ata kishin rënë nga kati i tretë i një objekti i cili ishte në ndërtim.