Antonia Tolaj ka humbur jetën në një aksident komunikacioni, në qytetin Leipzig të Gjermanisë.

Antonia ishte nga fshati Pobërgja e Deçanit.

Ajo ka ndrruar jetë më datën 11 Dhjetor, në moshën 25 vjeçare.

Poeti i njohur, Mentor Thaqi nga Deçani, ja kushton një poezi të ndjerës, e cila ndrroi jetë në një fatkeqësi komunikacioni, në qytetin Leipzig të Gjermanisë. /Gazeta Demos/

Poezi nga Mentor Thaqi:

AH MORDJE, BRE

(Vajzës së Luan H. Tolaj, Antonias, postmortum)

Ev po rândë kènka pshtjellë n´dhimbje

Trualli i Hasan Qerim Vokshit, o i Lumi Zot,

falë t´kjofshim o i Madhërishmi i Gjithësisë,

fort rândë paske sprovue t´dashtunit tândë …

ma e rândë kjo barrë se fuqia e trupit

Paska kthy sytë Rrasa e Zogut knèj prej nesh

ngjilit kah 7 copë Voksh-ët, sytë t´përshklliem në lotë e meçavë rënkimi tue lëshue bashk me orteqe deri te Kullat e Pobërgj´s

Na paska ikë një Zânë Shqypnie,

e paska thirrë Përjetësia e ajo pa pvetë kân, përgjegjë iu paskësh, bre medet

fort e lidhne me gjyshen, fort e lidhne me hallen

me mbesa e stërmbesa,

t´nji moshe, t´nji shpirti …

dil e prite o baca Hasan

se fort bre, fort

e deshti gjyshin,

njajo Gocë e Bregmalit Vokshian

Ah bre, mërgimtarë

t´mërguem jemi

bash si pika n´lis … ku me ra,

ku me u tretë

po i rrisim fëmijtë me frymë

dashnie t´Vènit tonë

për me i deshtë Komb,

Dhè e AtDhè,

me deshtë Prag, Vâtër

e Tërvezë

pa asnjë t´zezë

me njëmijëenjë bekime, urata …

me u plakë n´Vèn t´Djepit t

´Etërve

pa e bâ mènd se mordja shiton

befas e msheftas

Ev e Bukura e Fisit t´Moçem

po fort t´kish pas hijeshu jeta

bre mixhë,

tue të bâ gati për Nuse

Përjetësie, medet

barrë e rândë për shpirtnat e

lodhun e t´dërmuem

Ani bre mixhë, ani

bukurinë merre me veti

por dashuninë e mallin na i lën

k´tu

do t´i ruajmë përjetësisht …

shpirtnisht … besnikërisht

oj e bukura e Fisit t´Moçem

…

Mentor Thaqi

12 Dhjetor 2021