Humanity First dhuron 23 tabletë për nxënësit e Kamenicës

Këto pajisje do t’u dërgohen fëmijëve me gjendje jo të mirë ekonomike, e që nuk mund ta ndjekin mësimin nga distanca, në këtë kohë pandemie.

“Falënderoj organizatën “Humanity First, degë e AMJ” për donacionin dhe Premtim Fazliun për angazhimin😊. Shpresoj që sa më shpejt t’u bëjmë zgjidhje të gjithë nxënësve që kanë nevojë për pajisje teknologjike. #Bashkë, gjithçka kalon më leht🙏❤”, ka shkruar kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati.