Hulumtimi: Vetëm 38 % e kosovarëve e kanë kryer koronavirusin

Drejtori i Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka deklaruar se në bazë të një hulumtimi që e kanë realizuar vetëm 38 përqind e popullatës në Kosovë e kanë pasur virusin COVID-19.

Në bazë të kësaj, ai tha se ende nuk është arritur imuniteti kolektiv.

“Rezultatet tregojnë se vetëm 38 përqind e popullatës e kanë kryer COVID-19. Akoma nuk është arritur imuniteti kolektiv”, tha ai në konferencën e sotme për medie, pas mbledhjes së qeverisë.

Ndryshe, qeveria e Kosovës sot ka marrë masat e reja pas rritjes enorme të rasteve me COVID-19 në vendin tonë.