77 përqind
Hulumtim: Qytetarët pro zgjedhjes së presidentit drejtpërdrejt, Thaçi sërish konkurrent i fortë
Qytetarët duan që Presidenti i Republikës së Kosovës të zgjidhet drejtpërdrejtë përmes votës së tyre.
Në hulumtimin e bërë nga Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik rezulton se 77 për qind e respodentëve janë për zgjedhjen e të parit të shtetit direkt përmes votës së qytetarëve. Kurse, vetëm 11 për qind e tyre janë shprehur të mendimin se presidenti duhet të zgjidhet përmes votës së deputetëve, transmeton Ballkani.info.
Ndërkaq, në pyetjen se “nëse zgjedhjet për President të Kosovës do të bëheshin me votën direkte të qytetarëve të Kosovës, cili do të ishte politikani që do ta kishit votuar ju për këtë post?”, ndër emrat e politikanëve më së shumti kanë thënë për presidentin aktual Hashim Thaçi, që në total merr 14 për qind, pas tij radhitet Behgjet Pacolli me 9 për qind.
Atifete Jahjaga me 8 për qind radhitet e treta, kurse Isa Mustafa i katërti me 7 për qind.
Pas këtyre vijnë Visar Ymeri dhe Veton Surroi me nga 3 për qind, kurse i fundit radhitet Jakup Krasniqi me 2 për qind.
Prej respodentëve 27 për qind kanë shprehur mendimin se do ta votonin dikë tjetër, 17 për qind e tyre kanë refuzuar të përgjigjen dhe 10 për qind kanë thënë se nuk do të merrnin fare pjesë në zgjedhje. /Ballkani.info/