Disa huliganë serb kanë përdhosur flamurin kombëtar shqiptar në Tuz të Malit të Zi.

Në një video të mediumit serb “Novosti” shihet teksa një i ri i komunitetit serb ka mbuluar me ngjyrë të bardhë flamurin kuq e zi me shqiponjën dykrenare.

Për këtë veprim të shëmtuar bëhet e ditur se Policia e Malit të Zi ka arrestuar 10 persona.