Hudhra dhe një përqafim i sforcuar: Takimi i Einxhelit dhe Beniadës ishte i mbushur me siklet

Brenda “Big Brother VIP”? Beniada dhe Einxhel krijuan një miqësi të bukur.
Pas “Big Brother VIP”? Nuk u panë më bashkë dhe madje Beniada, në një intervistë për “Why Not”, u shpreh se as numrin nuk ia ka Einxhel.

Pas kaq shumë kohësh, ato u takuan për herë të parë publikisht në “He/She’s On Top” dhe të dyja i mëshuan faktit se ato që shkruhen në media nuk janë të vërteta, pasi ato janë të lumtura.

“E prisnim të na vinte Einxhel. Jam e lumtur që ka ardhur, duket e qetë, e lumtur. Nuk ka asgjë për të shkruar, jeta vazhdon, të dyja jemi shumë të lumtura,“ -u shpreh Beniada.

Ndërsa Einxhel ishte më e rezervuar dhe tha shkurt e qartë: “Kam kujtime shumë të bukura nga Big Brother. Me Beniadën kam kujtime të të gjitha formave”.

Beniada ishte ajo që u mundua pak më shumë, madje solli edhe hudhra që “mos ta merrnin më sysh këtë episod”. Einxhel i tha se do i duhej një maune me hudhra, sepse e zë syri shpesh, madje nënkuptoi se besëtytnia e hudhrës është e kotë, sepse pse do i ndodhnin të këqija atyre që shesin hudhra(?).

Neeejse, për t’u dhënë fund zërave (veçanërisht atyre mediatikë), vajzat u përqafuan në mënyrë të ftohtë dhe të sforcuar. Ky siklet u përcoll edhe përtej ekranit dhe u duk se qartazi ishte “për sy të botës”.

Gjithsesi, nëse ato janë të lumtura, nuk kemi ç’të shtojmë më shumë.