Hudhet poshtë kallëzimi penal ndaj ish shefave të AKI-së

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ish-zyrtarit të AKI-së, Naim Ibrahimaj i ngritur më 16 qershor të vitit 2017.

Po i njejti kallëzim ishte adresuar për Agron Selimaj- ish shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Latif Merovci ish zëvëndësdrejtor i AKI-së, Shkelzen Sopjani – inspektor i Përgjithshëm në AKI si dhe Gazmend Isufi ish- drejtor i Departamentit të Inspektimeve në Zyrën e Përgjithshme të AKI-së, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës, ushtrimi i ndikimit, shantazhi, fotografimi dhe incizimet tjera të pautorizuara, ushtrimi i ndikimit, meqënëse janë plotësuar kushtet nga neni 82 par 1 pika 1.1 të KPRK-ës, për shkak se nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se janë kryer veprat penale.

Në këtë aktvendim thuhet:

Hudhet poshtë kallëzimi penal i parashtruar nga Naim Ibrahimaj nga Prishtina, ish-zyrtar i AKI, të dt 16.06.2017 ndaj të dyshuarve Shkëlzen Sopjani- Inspektor i Përgjithsëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj – Ish Drejtor i AKI-së, Latif Merovci- ish zëvëndësdrejtor i AKI-së, Gazmen Isufi- Drejtor i Departamentit të Inspektimeve në Zyrën e Përgjithshme të AKI-së, për shkak të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422, par 2 të KPRK-ës, cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës nga neni 221 i KPRK-ës, ushtrimi i ndikimit nga neni i 431 i KPRK-ës, shantazhit nga neni 341 i KPRK-ës, fotografimi dhe incizimet tjera të pautorizuara nga neni 205 par, 3 i KPRK-ës, meqënëse janë plotësuar kushtet nga neni 82 par 1 pika 1.1 të KPRK-ës, për shkak se nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se janë kryer veprat penale.

Indeksonline, ju sjell akvendimin e plotë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë lidhur me këtë kallëzim penal.