Huawei sjell Mate X me ekran më rezistent dhe bosht palosjeje më të mirë

Huawei do të lançojë një version të përmirësuar të smartfonit që paloset Mate X vitin e ardhshëm me një ekran më rezistent, bosht palosjeje më të mirë dhe një proçesor më të shpejtë.

Detajet vijnë nga Richard Yu, drejtues i biznesit të konsumatorit të Huawei, i cili foli për Fandroid.

Huawei gjithashtu synon të sjellë Mate X aktual në Europë, në tremujorin e parë të vitit 2020.

Mate X debutoi muajn e kaluar, dhe doli në shitje në Kinë me një çmim 2,400 dollarë. Gjysma e ekranit të telefonit mund të paloset mbrapa, kështu që ju mund të keni ekranin e ndezur në të dyja anët e telefonit edhe kur është i palosur.

Ky opsion e ka bërë këtë smartfon një ndër opsionet më të mira në vitin e debutimit të telefonëve me palosje, duke qenë se telefonë të tjerë si Samsung Galaxy Fold kanë pasur disa mangësi që krijonin boshllëqe ose rrudha në dizajn.

Trendi i telefonëve me palosje pritet të zgjerohet vitin e ardhshëm, pjesërisht me mbërritjen e Motorola Razr.

Të tjera kompani, si Samsung, ka të ngjarë të përsërisin modelet e tyre, duke shpresuar se do ti sjellin në një dizajn të përmirësuar se sa versionet delikate që sollën këtë vit.