Huawei regjistron sistemin operativ alternativ në Evropë

Huawei ende e pret një e ardhme e paqartë. Kompania nuk e di nëse do ti sigurohet aksesi në versionet e licencuara të Android dhe Windows dhe për këtë ka filluar zhvillimin e sistemit operativ të saj nëse gjërat ndryshojnë për më keq.

Prodhuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve ka aplikuar pranë Zyrës Evropiane për Pronësinë Intelektuale për të regjistruar një emër të ri për sistemet operative mobile dhe desktop.

Kompania do ta quajë “Harmony” dhe aplikimi është bërë më 12 Korrik. Në përshkrimin e aplikimit thuhet: “Programe sistemi operativ të shkarkueshme; Programe sistemi operativ të regjistrueshme; Sisteme operative mobile; Sisteme operative kompjuterike.”

Sipas përshkrimit Huawei mund të jetë duke u përpjekur për të ndërtuar një sistem operativ për të gjitha platformat, kompatibël për desktopët dhe smartfonët.

Kompania e gjeti veten mes hendekut të hapur nga lufta tregtare SHBA-Kinë në dy vitet e fundit. Në Kinë kompania regjistroi sistemin operativ HongMeng por që u zbulua se ishte për pajisjet IoT.

Sot më shumë se kurrë kompania po përpiqet të ketë një “back-up”. Historikisht telefonët që kanë pasur alternative të Android dhe iOS si Firefox OS, Samsung Tizen, Ubuntu Touch dhe Windows Phone kanë dështuar. Sa do ja arrijë Huawei të popullarizojë platformën e tij?

loading…