Huawei “për inat të Amerikës” nxjerr në shitje sekretet e 5G-së

Shefi ekzekutiv i kompanisë kineze, Huawei ka dalë më një propozim të papritur, atë të shitjes së njohurive aktuale të rrjetit 5G një firme perëndimore, si një mënyrë për të zbutur shqetësimet e sigurisë të shprehura nga SHBA-ja dhe disa vende të tjera, përcjell Dita raportimet.

Ren Zhengfei sqaroi se blerësi do të ishte i lirë të “ndryshojë kodin e softuerit”.

Shtetet e bashkuara këmbëngulin se gjigandi kinez i teknologjisë paraqet rrezik për sigurinë kombëtare dhe kjo lëvizje do të lejonte që të metat ose gabimet e supozuara të adresohen pa përfshirjen e Huawei-t.

Planet e kompanisë për rrjetin 5G mund të përjashtohen nga Rumania.

Australia ua ka ndaluar ndërkohë rrjeteve atje përdorimin e pajisjeve të Huawei-t, e Britania e madhe gjithashtu po mendon të ecë në gjurmët e tyre.

loading…