Huawei patenton interfejsin shfrytëzues për kamerën nën ekran

Oppo dhe Xiaomi tashmë na i kanë treguar zgjidhjet e tyre për teknologjinë e kamerave të vendosura nën ekran.

Si duket edhe një tjetër prodhues kinez tashmë planifikon që të kyçet në këtë fushë.

Huawei sapo ka dorëzuar kërkesën për patente për interfejsin shfrytëzues dhe mënyrën me të cilën do të shfrytëzohet hapësira nën kamerë, përcjell WinFuture.

Si duket Huawei ka disa zgjidhje që do të duhej të implementoheshin.

Një prej fotografive zbulon që hapësira do të mund të paraqesë kohëzgjatjen e bisedave, ndërsa tjetra ka Camera Mode.

Aty mund të paraqiten edhe informatat për thirrjen, kur dilën nga aplikacioni Caller.

Një tjetër gjë interesante që zbulohet nga këta fajlla patentash është pozita e kamerës së përparme.

Për dallim nga Oppo, që kamerën e ka vendosur në mes të pjesës së sipërme të ekranit. Zgjidhja e Huawei është vendosur në këndin e sipërm të majtë ku tani gjenden prerjet për Honor View 20 dhe Huawi Nova 5i.

loading…