Huawei P30 sfidon Galaxy S10 me sistemin e ri të kamerave

Javën e kaluar CEO i Huawei Richard Yu konfirmoi për Weibo se flagshipi i ardhshëm i kompanisë P30 do të ketë katër kamera të pasme.

Tashmë pak ditë më pas kemi fotot e para të telefonit dhe konfigurimit me katër kamera të pasme falë disa imazheve publikuar nga sajti Gjerman i teknologjisë WinFuture.

Siç mund të shikoni nga imazhet mëposhtë, Huawei P30 Pro ka tre kamera të pasme të rreshtuara vertikalisht me një dritë flash dhe një kamër të katërt vendosur poshtë këtij të fundit.

Së bashku me disa opsione ngjyrash joshëse, fotot zbulojnë edhe një “notch” të vogël në pjesën frontale. Ekrani thuaje pa kornizë fare ka adoptuar skaje të harkuara të Samsung.

WinFuture gjithashtu ofron disa spekulime rreth fuqisë fotografuese duke sugjeruar një zmadhim optik 10x.

Nëse shikoni me kujdes në afërsi të lentes të tretë do të vëreni një sensor në formë katrore i ngjashëm me atë të Oppo zbuloi këtë javë në Kongresin Mobil Botëror dhe siguron teknologji zmadhimi 10x pa humbje cilësie.

Pjesa tjetër e detajeve rreth P30 dhe P30 Pro mbeten të fshehta. Spekulimet pritet të konfirmohen edhe hidhen poshtë në aktivitetin që do të mbajë Huawei në Paris në datën 26 Mars. /Ballkani.info/