Huawei nënshkruan për ndërtimin e rrjetit 5G në Rusi

Kryetari kinez, Xi Jinping, ka vizituar atë rus, Vladimir Putin, me, Xi Jinping, ka vizituar atë rus, Vladimir Putin, me ç’rast këto dy vendo po festojnë 70-vjetorin e marrëdhënieve të ndërsjella tregtare. Për nder të kësaj ngjarje, Huawei ka nënshkruar marrëveshje me provajderin rus MTS për ndërtimin e rrjetit 5G, si pjesë e marrëdhënieve të partneritetit të fuqishëm mes dy palëve.

Kontratën e kanë nënëshkruar Guo Ping, zyrtar i kompanisë Huawei dhe Alexei Kornya, kryetar dhe CEO i MTS-së. Edhe pse dikujt mund t’i tingëllojë si një kontratë standarde, është e qartë që bëhet fjalë për një deklarim të partneriteti mes Rusisë dhe Kinës, pas përpjekjeve të SHBA-së për ndalimin e afarizmit të kompanisë kineze anembanë botës.

MTS ka konfirmuar që rrjetet testuese 5G do t’i fillojë këtë vit, ndërsa zhvillimi shtesë pason gjatë vitit 2020.