Huawei Mate X do të dalë në shitje nga qershori

Huawei Mate X do të jetë në dispozicion në treg më vonë këtë vit, por kompania kineze nuk e ka publikuar ndonjë informacion në lidhje me disponueshmërinë specifike të telefonit në shitje.

Vmall (shitësi online me pakicë nga Huawei) tani mund ta ketë zgjidhur këtë mister, përcjell GSMArena.

Faqja, e cila e mbulon telefonin e parë fleksibil të kompanisë Huawei (si dhe telefonin e parë 5G), është shfaqur duke e treguar periudhën e qershorit të lansimit. Faqja në ndërkohë është larguar, shkruan KOHA Ditore.

Zyrtarisht, Mate X do të jetë në dispozicion në mes të vitit 2019 me një çmim prej 2300 eurosh.