Huawei akuzon ShBA-në për sulme kibernetike dhe kërcënim të stafit

Gjiganti teknologjik kinez, Huawei, e ka akuzuar qeverinë e Shteteve të Bashkuara, se është duke i përdorur të gjitha mjetet që i ka në dispozicion për ta penguar zhvillimin e biznesit të kësaj kompanie.

Në një deklaratë për shtyp, e cila u publikua të martën, kompania kineze tha se Shtetet e Bashkuara kanë organizuar sulme kibernetike për t’u infiltruar në rrjetin e Huawei-t dhe gjithashtu i ka kërcënuar punëtorët e kompanisë.

Megjithatë, firma e vendosur në listën e zezë tregtare të Kombeve të Bashkuara vitin e kaluar nuk ofroi dëshmi për këto akuza.

Huawei ka qenë në qendër të mosmarrëveshjeve tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Në deklaratën për shtyp, Huawei pretendon se Shtetet e Bashkuara i kanë arrestuar dhe ndaluar pjesëtarët e stafit të saj në mënyrë ilegale. Për më tepër, në njoftim thuhet se agjentët e FBI-së po shkojnë në shtëpitë e punëtorëve për t’iu bërë presion atyre që të marrin informata nga kompania.

Më tej, në deklaratë thuhet: “E dënojmë ashpër përpjekjen dashakeqe të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për ta diskredituar kompaninë tonë dhe rrëzimin e saj nga pozita udhëheqëse në këtë industri”, shkruan “BBC”.

loading…