Hoxhaj: Vuçiq vazhdon ta dëshmojë që nuk është i interesuar për normalizim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të fundit që presidenti Vucic bëri në lidhje me marrjen e masave, sic tha ai, të ashpra kundër Kosovës, pas samitit të Parisit.

Hoxhaj tha se kjo vetëm tregon që Vucic nuk është fare i interesuar për normalizim. Theksoi se sjellje të tilla janë të patolerueshme për Kosovën dhe nuk duhen toleruar nga BE-ja.

“Vuçiq vazhdon ta dëshmojë që nuk i intereson normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Pikërisht para samitit në Paris, ai ka vazhduar me stilin e vjetër të logjikës së shantazhimit, duke kërcënuar popullin e Kosovës me agresion. Kjo sjellje është e patolerueshme për ne dhe nuk duhet toleruar as nga BE-ja”, ka shkruar Hoxhaj në Tqitter.

Gjatë ditës së sotme, Vuçiq deklaroi se do të marrë shumë të ashpra ndaj popullit të Kosovës menjëherë pas samitit të Parisit.