Enver Hoxhaj

Hoxhaj: Vizita e Ivica Daçiq në Moskë është alarmante

Enver Hoxhaj nga PDK ka thënë se vizita e Ivica Daciq në Moskë në mes të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe vlerave demokratike është alarmante.

Ish ministri i jashtëm i Kosovës, në platformën “X”, ka shkruar se kjo i bën jehonë të kaluarës së Serbisë në vitet 1990.

“Vizita e Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Daçiq në Moskë, në mes të luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe vlerave demokratike është alarmante. Ajo i bën jehonë të kaluarës së Serbisë në vitet 1990-ta. Vendi kandidat për në BE, Serbia është një trillim pasi ajo është boshti i gjenocidëve kundër fqinjëve të tyre. Të dyja vendet janë kundër një Ballkani demokratik dhe Ukrainës”, ka shkruar Hoxhaj.