Hoxhaj: Veç Kadri Veseli e ka dijën dhe përvojën për t’u përballur me tema të mëdha

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj sonte në ‘Zona Zgjedhore’ ka thënë se partia e tij ka kandidatin për kryeministër që ka dijën dhe përvojën për t’u përballur me tema të mëdha.

Sipas Hoxhajt, veç PDK e ofron sigurinë, stabilitetin dhe parashikueshmërinë në vend.

‘’Opozita duhet ta ndërtojë kauzën që janë shumë më të mirë se pushteti. Nëse e matim PDK’në me lidershipin, e qet një kryeministër që e ka edhe dijën edhe përvojën që të ballafaqohet me tema më të madha. Ska subjekt politik që i përfshin gjitha gjeneratat. Neve na ka dallu prej të tjerëve mënyra se si e kemi kuptuar ndryshimin. Stabilitetin ,sigurinë e ofron PDK në këtë vend, parashikueshërinë e ofron PDK’’, ka thënë Hoxhaj.

loading…