Hoxhaj: Valëvitja e flamurit të Kosovës në stadium, fitore në vetvete

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se valëvitja e flamurit të Kosovës në Spanjë është fitore në vetvete.

Ai ka uruar sukses për lojtarët e Kosovës që do të ndeshen sonte kundër Spanjës.

“Ju uroj fat djemve tanë në Kombëtaren e Kosovës, në ndeshjen kundër Spanjës sonte në kuadër të kualifikimeve për Botëror”, shkroi ai.

“Një moment i jashtëzakonshëm për të gjithë ne teksa flamuri ynë valëvitet me krenari në stadium, që është fitore në vetvete”, shtoi ai.

“Forca Kosova. Ne besojmë në ju”, përfundoi ai.