Hoxhaj uron Pashkët: Në këtë Ditë të Bardhë, qoftë drita rruga jonë përpara, e assesi errësira

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj u ka uruar festën e Pashkëve të gjithë qytetarëve të besimit katolik.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se në këtë ditë të bardhë, të triumfit të jetës mbi vdekjen, shpresës mbi pesimizmin, e dashurisë mbi urrejtjen, përveç urimeve të lutemi edhe për popullin dhe shtetin e Kosovës.

“Qoftë drita rruga jonë përpara, e assesi errësira.”, ka uruar ai.