UD. i Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se ky subjekt politik nuk i jep vota askujt tjetër që vjen nga partitë në pushtet.

Hoxhaj në një konferencë për media të mërkurën ka thënë se PDK-ja mbetet në opozitë, por do të përfshihet në temën e zgjedhjes së presidentit të ri.

“Që ta kuptoni drejt qasjen tonë. PDK-ja është në opozitë, mbetet në opozitë, por janë 4-5 tema të cilat janë të karakterit nacional, ku kërkohet konsensus nacional. Një temë e tillë është edhe kjo pakoja e rimëkëmbjes ekonomike. Një temë e dytë është edhe zgjedhja e presidentit… Presidenti është president edhe i opozitës dhe i gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Hoxhaj.

“Por në atë rast kur kërkohen votat e PDK-së, edhe kandidati duhet të jetë i Partisë Demokartike të Kosovës”, theskoi ai.