Hoxhaj thotë se PDK’së i ka mbetur ende një mision pa u përmbushur

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Hoxhaj ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për programin e Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe mision e tyre për të ardhmen. Ai thotë se është një mision i cili ka mbetur i papërmbushur për subjektin e tij politik.

“PDK nuk e përmbush mision deri sa të valitet flamuri jonë në selinë e OKb’së”, ka thënë Hoxhaj.

“Kjo është një trashigimi e jona. Ky është misioni ynë prej vitit 2007 apo 2008 kur filluam proceset ndërkomabtëre të vendit tonë”

Tutje, Hoxhaj i ka fajësuar dy qeveritë e kaluara për izolimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

loading…