Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se është i pikëlluar me vdekjen e ish – diplomati austriak, Albert Rohan i cili njëherësh ishte ish i dërguar i OKB-së për statusin e Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikut të Kosovës Albert Rohan, njërit nga gjigantët e diplomacisë evropiane dhe nga paçebërësit më të aftë në Ballkan”.
“Do ta kujtojmë përgjithmonë për aftësitë e tij të jashtëzakonshme intelektuale e diplomatike, ndërsa unë personalisht do ta kujtoj për përvojën që kam pasur rastin ta përfitoj nga ai gjatë shumë viteve të bashkëpunimit të ngushtë”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.








