Hoxhaj: Serbia shtet luftënxitës, parada e ushtrisë kërcënim për rajonin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është duke luajtur lojë të rrezikshme.

Hoxhaj ka thënë se Vuçiq ka mbledhur të dënuarit për krime lufte, afër kufirit me Kosovën duke mbajtur paratë me armë të Rusisë.

“Ai mblodhi të dënuarit për krime lufte në Nish, afër kufirit tonë, në paradën ushtarake me armë të Rusisë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Hoxhaj konsideron se ky nuk është kërcënim vetëm për Kosovën për edhe për fqinjtë.

Ai ka shtuar gjithashtu se Serbia nuk është shtet paqedashës, por një shtet luftënxitës.

“Ky nuk është kërcënim vetëm për Kosovën por edhe për fqinjët. Këto janë të dhëna të qarta se Serbia nuk është shtet paqedashës, por një shtet luftënxitës”.