Hoxhaj: Serbia duhet të frikësohet nga e kaluara e saj, jo nga anëtarsimi i Kosovës në INTERPOL

Pak ditë para se të votohet për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia nuk duhet të ketë frikë nga anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë.
Përmes rrjetit social Twitter Hoxhaj u shpreh se Serbia ka histori të njohur për abuzime me INTERPOL-in.“Serbia ka një histori të njohur të keqpërodrimit të INTERPOL-it, si formë të agresionit kundër fqinjëve të saj.

Kosova ka një histori të njohur të bashkëpunimit me agjencitë e zbatimit të ligjit. Serbia nuk do të duhej të frikësohej nga Kosova në INTERPOL, por nga e kaluara e saj e pazgjidhur kriminale”, ka shkruar ai.

Në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, e cila do të mbahet në Dubai, Kosova pret për t’u bërë pjesë e kësaj organizate që për bazë ka bashkëpunimin policor.Në opinion ka zëra pozitiv për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.